Përleshja në Kuvend, Haxhiu: Kurti po e mbulon skandalin “Zdravo” me skandal – VV-ja në opozitë ka përdorë edhe mjete luftarake në Kuvend

Aktuale

Përleshja në Kuvend, Haxhiu: Kurti po e mbulon skandalin “Zdravo” me skandal – VV-ja në opozitë ka përdorë edhe mjete luftarake në Kuvend

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 17:37
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur rreth  përplasjes në mes të deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së dhe ministrave të kryeministrit, Albin Kurti, të cilët po mbronin.

Sipas Haxhiut, përleshja që ndodhi në Kuvend gjatë ditës së enjte (dje) ka qenë e përgatitur nga VV-ja dhe, Kurti e ka bërë këtë për të mbuluar “aferën ‘Zdravo’”, ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

“Nuk mund të mbulojnë ndryshe skandalin afera ‘Zdravo’. Afera Zvradi po quhet pr shkak të komunikimit të shefes së Grupi Parlamentar të VV-së me përfaqësuesin e Radojçiqit, përshëndetjen që ta e kanë në atë komunikim.

Dhe kjo po njihet si afera ‘Zdravo’ nga të gjithë. Unë e kisha një deklarim jashtë rendit të ditës, pro, që tani mbeti në hije për shkak të asaj që ndodhi në Kuvend. Sepse ishte diçka e përgatitur nga Kurti, sepse ai Kurti din të bëj gjera të tilla që ta mbulojë skandalin me skandal”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat