“Provokimi është më i rëndë se vrasja” - Hoxha tronditet nga skenat që ndodhën në Kuvend

Aktuale

“Provokimi është më i rëndë se vrasja” - Hoxha tronditet nga skenat që ndodhën në Kuvend

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:07
Drilon Gashi

Hoxha nga Kosova, Drilon Gashi, po ashtu ish-këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka reaguar pas skenave të dhunës në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se ndihet i ndihet i tronditur dhe i zemëruar nga skena e turpshme që po ndodh në Kuvend.

Më poshtë, mund të lexoni shkrimin e tij të plotë.

Shkrimi:

“Provokimi është më i rëndë se vrasja” (Kurani).

Si një qytetar i Kosovës, ndihem i tronditur dhe i zemëruar nga skena e turpshme që po ndodh në Kuvendin tonë. 
Deputetët, të cilët duhet të punojnë për mirëqenien e popullit, janë larguar shumë larg forcës së argumenteve dhe kanë hyrë në një rrugë jopolitike dhe të papërshtatshme, duke përdorur provokimet, sharjet verbale dhe gjuajtjen me grushte e këpucë!
Është e papranueshme që këta përfaqësues të popullit, të përdorin taktika të konfrontimeve kashërore në Kuvend. Duket se u kanë mbaruar argumentet dhe nuk po mund të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në debatet politike, por vendosin të bëjnë skena të tilla të turpshme dhe të pakuptimta. 

Deputetët tanë duhet të ndjekin rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit për të gjetur zgjidhje për sfidat që po përballet vendi ynë. Hakmarrja, sharjet dhe grushtat janë shenja e një politike të korrupsionit dhe mungesës së vizionit të tyre për të përmbushur detyrat e tyre me integritet dhe përgjegjësi.

Kjo ngjarje në Kuvendin tonë duhet të na shërbejë si një zgjim i fortë për të kërkuar ndryshime thelbësore në mënyrën sesi duhet që politika të funksionojë në vendin tonë. 
Ne si qytetarë duhet të ndërmarrim masa transparente duke u kërkuar llogari dhe i dënuar me votë. Nuk duhet të lejojmë që Kuvendi të kthehet në një arenë barbare ku grushtat janë mënyrat për të fituar.

Kosova meriton një politikë të ndershme dhe të përgjegjshme, ku debate konstruktive dhe vendimmarrjet e arsyeshme japin rrugë për përparim dhe zhvillim.
Bota po na shikon dhe nevojitet t'u tregojmë se jemi një shoqëri e aftë, e fortë dhe e përgjegjshme për të vazhduar udhën tonë politike drejt të ardhmes sonë dhe për brezat që po të vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat