Miftaraj: Peci e liroi nga detyra këshilltarin e tij, VV asnjë fjalë për Faruk Mujken

Aktuale

Miftaraj: Peci e liroi nga detyra këshilltarin e tij, VV asnjë fjalë për Faruk Mujken

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:10
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit për Drejtësi në Kosovë, ka reaguar pas arrestimit të Faruk Mujkës së Vetëvendosjes dhe këshilltarit të ministrit Faton Peci.

Miftaraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur se Peci e liroi nga detyra këshilltarin e tij, ky sipas tij, “standard i lartë dhe dëshmi e vullnetit politik”.

Postimi i plotë:

Çka është standard i dyfishtë dhe mungesë e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin manifestohet ne rastin Faruk Mujka.

Faton Peci minister nga Lista GUXO brenda oresh e liron nga detyra keshilltarin e tij te arrestuar per dyshimin se eshte perfshire ne korrupsion. Standard i larte dhe deshmi e vullnetit politik.

Faruk Mujka i arrestuar. Asnje fjale nga Levizja VV. I njejti edhe pse i arrestuar, paga i ec. Standard i keq dhe mungese vullneti politik per te luftuar korrupsionin.

Levizja VV duhet te deklarohet ose ne heshtje po na deshmon se luften kunder korrupsion e kane vetem per fushata elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat