Musliu-Shoshi: Nuk është çudi që veteranët përjashtohen nga Qeveria e Albinit

Aktuale

Musliu-Shoshi: Nuk është çudi që veteranët përjashtohen nga Qeveria e Albinit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:39
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se nuk është çuditur se pse veteranët kanë mbetur të përjashtuar nga Ligji për Pagën Minimale.

Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se ajo po lartëson Oliver Ivanoviqin dhe përkrah Milan Radojqiqin e po përjashton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk është çudi që veteranët përjashtohen nga qeveria e Albinit, përkundrazi!

Kur lartësohet Oliveri e përkrahet Milani përjashtohet UÇK, veteranët dhe çdo kategori që asocon me luftën çlirimtare”, ka shkruar deputetja në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat