Ministria e Jashtme e Gjermanisë deklarohet për reduktimin e policisë në veri të Kosovës

Aktuale

Ministria e Jashtme e Gjermanisë deklarohet për reduktimin e policisë në veri të Kosovës

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:50
Pamje nga veriu i Kosovës

Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë e ka cilësuar si sinjal të mirë reduktimin e Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve të komunave në veri.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, tha se është e domosdoshme që Kosova e Serbia të kthehen në rrugën e dialogut.

“Vendimi i fundit për të reduktuar prezencën e policisë në komunat veriore me 25% si dhe gatishmëria e Kosovës për të mbajtur zgjedhje të parakohshme janë një sinjal i mirë dhe një hap i parë për të de-përshkallëzuar situatën. Është e rëndësishme që njoftimet të zbatohen me shpejtësi. Kërkesa urgjente për de-përshkallëzimin e komunikuar më 3 qershor mbetet e vlefshme”, thuhet në përgjigje.

Tutje, ky zëdhënës tha për Klankosova.tv që Gjermania e mbështet përpjekjet e BE-së dhe punën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja.

Kujtojmë se të martën, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se pas një takimi që pati me emisarin Mirsolav Lajçak, ranë dakord që Kosova të tërheq 25% të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve të katër komunave në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat