Ambasadori i Britanisë në Kosovë, tregon shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës

Aktuale

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, tregon shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 20:31
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

I pyetur nëse pret që situata të de-përshkallëzohet në dy javët e ardhshme, siç u kërkua nominalisht një ditë më parë, por edhe me sa duket u ra dakord në Bratislavë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott është i kujdesshëm dhe i shqetësuar.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në një intervistë për “Kossev”, duke komentuar situatën në Veri të Kosovës, pas tensioneve të krijuara atje, dhe pas pranimit të disa pikave të planit të de-eskalimit të propozuar nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare nga ana e Qeverisë, ka thënë se besimi në mes të komuniteteve nuk mund të vendoset nga kontrolli policor i një territori dhe se situata në Veri i kujton atij shumë Irlandën e Veriut.

Përkundër kësaj, qëndrimi britanik, tregon ambasadori është se forcat speciale të Policisë së Kosovës duhet të jenë në gjendje të operojnë në Veri; “kjo ka të bëjë vetëm me detyra specifike në të cilat ata duhet të trajtojnë krimin dhe kontrabandën”.

Në vend të një numri më të madh të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Abbott mendon se duhet që të ketë një prani më të madhe të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

“KFOR-i ka një rol, por KFOR-i nuk është polici, EULEX-i ka një rol dhe ndoshta është pak arrogancë kur ambasadori britanik thotë se duhet të shohim një përfshirje më të madhe të EULEX-it. Por mendoj se është e nevojshme, mendoj se kjo është një fushë ku natyra e punës së policisë është shumë e rëndësishme”, theksoi ai.

Kosova pranoi planin për de-eskalimin e situatës në Veri, ku në një nga pikat parashihet zvogëlimi i policisë për 25 për qind nga objektet komunale, ndërsa Abbott thekson se i gjithë ky proces është duke u monitoruar më shumë kujdes.

I pyetur nëse pret që situata të de-përshkallëzohet në dy javët e ardhshme, siç u kërkua nominalisht një ditë më parë, por edhe me sa duket u ra dakord në Bratislavë, Abbott është i kujdesshëm dhe i shqetësuar.

“Shqetësimi im është konkretizimi. Mendoj se nga pikëpamja politike është një hap i mirë të shihet se Kosova është e gatshme të marrë masa apo të shkojë drejt saj, por duhet ta shohim këtë. Ne, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe KFOR-in, e kemi monitoruar me shumë kujdes praninë e policisë në veri. Mendoj se po monitorohet me kujdes dhe shpresoj shumë që në ditët në vijim, javën e ardhshme, të mund të vlerësojmë nëse ka pasur ulje apo jo”.

Nuk është çudi që situata do të kishte qenë më mirë, pohon diplomati britanik “nëse policët e komunitetit serb nuk do të kishin lënë punët e tyre në nëntor të vitit të kaluar”.

Çështja e sigurisë në Veri të Kosovës, në prizmin e ambasadorit britanik “është e vështirë”.

“Me të cilën duhet të lidhemi dhe ta zgjidhim në mënyrë që njerëzit të mos lëndohen më, të mos ketë rrezik për vrasje. Megjithatë, me sa duket, këto janë rreziqet në të cilat jetojmë aktualisht”, beson ai.

“Ka një sasi të madhe ndjeshmërie dhe gjërat e vogla kanë vërtet rëndësi. Incidentet e vogla, keqkuptimet e vogla mund të shkaktojnë një efekt të madh, dhe kjo është ajo nga e cila kam frikë. Sepse nuk mund të kontrollosh gjithçka. As të gjithë aktorët nuk janë nën kontroll. Ekziston një element kaotik i rastësishëm për çdo konflikt, një situatë e tillë në çdo nivel. Dhe e ndjej se tani jemi në atë hapësirë”.

Kërkesat e Britanisë ndaj Kosovës janë të qarta, tregon Abbott, madje këto edhe i janë treguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër.

“Kryeministri Kurti ishte në Londër pak më pak se dy javë më parë, ku u takua me ministrin e Jashtëm. Unë mora pjesë në atë takim. Ministri i Punëve të Jashtme ishte shumë i qartë – presim që kryeministri Kurti dhe qeveria e tij dhe autoritetet e tij të sigurisë të deeskalojnë situatën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat