Avni Ajeti: Mos na provokoni, nesër jam në gjendje që të flijohem

Aktuale

Avni Ajeti: Mos na provokoni, nesër jam në gjendje që të flijohem

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 20:51
Avni Ajeti

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, ka folur për protestën e nesërme, e cila do të mbahet pas përgjimeve të publikuaru ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe.

Ajeti ka bërë të ditur se ai është organizatori i protestës.

Tutje, Ajeti tha se është e papranueshme që shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, të shkojë në tavolinë e të diskutojë për vlerat e luftës me kriminelë si Milan Radojiçiq.

“Të përmendet në tavolinë emri i Radojiçiqit, ku është edhe emri i UCK-së, për ne është e papranueshme”.

“Si iniciativë, është personalisht e imja. Dhe duhet ta dinë dhe ta kenë një herë e përgjithmonë, jo veç kjo qeveri, por edhe qeveritë tjera, që ku është emri i UCK-së, nuk duhet të bëhen pazare me kriminelë”.

Ajeti ka shkuar edhe me larg, duke thënë se nesër është në gjendje që të flijohet.

“Gjaku i shokëve të mi, nuk do të lejohet që të diskutohet në tavolinë me Radojiçiqa e kriminelë serbë. Këtë lë ta di edhe Albin Kurti e secili lider politik”.

“Edhe më herët kam thënë që mos të na sjellin në situata të pa lakmueshme, sepse edhe nesër, personalisht jam në gjendje që të flijohem”, tha Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat