Deklarohet vëllai i Hysen Muzliukajt: Besojmë në sistemin e drejtësisë

Aktuale

Deklarohet vëllai i Hysen Muzliukajt: Besojmë në sistemin e drejtësisë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 22:28
Avdi Muzliukaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar se sot, me urdhër të saj, është lëshuar Urdhëresa për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj.

Në lidhje me këtë ka folur vëllai i Hysen Muzliukaj, Avdi Muzliukaj, i cili ka thënë se policia ka qenë korrekte gjatë bastisjes, teksa shtoi se besojnë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

“6 e 15 në mëngjes më ka thirrur vëllai, ‘kanë ardhur policia’, dhe në pyetjen e parë, si dëshmitar që kam qenë te shtëpia e vëllait, gjatë bastisjes, ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale, lidhur me shkëmbimin e pronave në kuvendin komunal, që i kanë shkëmbyer me njerëz individual. Kjo ka ndodhë gjatë vitit 2021, në mesin e verës ai shkëmbim”, u shpreh Avdi Muzliukaj.

“Policia ka qenë korrekte gjatë bastisjes, edhe prokuroria – ne besojmë në sistemin e drejtësisë të Kosovës, veprimet e tyre do t’i shohim edhe më tutje, ne shpresojmë se ata do të shpallen të pafajshëm, është një çështje administrative dhe politike për të mirën e qytetit”.

Ai potencoi se asnjëri prej tyre nuk ka bërë korrupsion.

“Plotësisht jemi me shtetin ligjor në Republikën e Kosovës, asnjëri prej tyre nuk ka bërë korrupsion, nëse ka bërë shkelje në procedura administrative, është ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që bën shikimin e vendimit të kuvendit komunal, dhe është ministria e Financave e cila bënë vlerësimin e pronave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat