Ja si i komenton Anton Quni, incizimet e Kusari-Lilës dhe Simiqit

Aktuale

Ja si i komenton Anton Quni, incizimet e Kusari-Lilës dhe Simiqit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 09:16
Anton Quni

Përleshje fizike ka pasur të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët të cilët janë zgjedhur nga votat e qytetarëve, eskaluan situatën në tempullin e demokracisë.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarë të kabinetit qeveritar u përfshinë në rrahje.

Që të dyja palët po ia hedhin fajin njëra-tjetrës, derisa për këtë situatë të gjithë të përfshirët do të intervistohen nga prokuroria,.

Anton Quni: Rasti i rrahjes në Kuvend është kulmi, nuk e di a mund të ndodhë diçka më e rëndë

Për situatën e krijuar në Kuvend në një intervistë për Fo ka folur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Sipas tij, çdo deputet i zgjedhur duhet të tregojë nivel të kulturës, pasi që ajo që po ndodhë në parlament shpejtë po bëhet standard edhe te qytetarët.

Sipas tij, ka kohë që deputetët e Kuvendi janë përballë me forma të ndryshme sa i përket mënyrës së funksionimit.

Rasti i fundit është kulmi i asaj që nuk do të duhej të ndodhte në shoqërinë tonë. Do të thotë në të kaluarën ne jemi përballë me gaz lotsjellës, me pengesa akustike, janë përdorë mjetet që kanë prodhuar zhurma të ndryshme, ka pas hedhje të gjësendeve të ndryshme por nuk ka pas kontakt fizik deri tek grushtimi mes veti apo në mes të deputetëve, kurse dje ndodhi edhe kjo dhe nuk e di a ka edhe diçka më e rëndë që mundet me ndodhë. Tani kush o fajtori, apo kush është iniciuesi i kësaj skene besoj që prokuroria dhe organet e drejtësisë shumë shpejtë do të dalin me atë që duhet duke i marr ato audio-incizime, të gjithë protagonistët në pyetje, dëshmitarët e tjera, por sidoqoftë kjo nuk na shërben në nderin tonë”, ka deklaruar Quni.

 Ish-komandanti Quni për Pagën Minimale: Kërkesat e veteranëve të drejta, do t’i mbështes në çdo formë

Pavarësisht eskalimit të situatës në Kuvend dhe ndërprerjeve  që ndodhën mazhoranca vazhdoi seancën dhe miratoi projektligjin për pagën minimale.

Në këtë projektligj nuk janë përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.

Ata për sot kanë paralajmëruar protesta.

Ish-komandanti i UÇK-së, tani deputet i LDK-së, Anton Quni thotë se pensioni të cilin e merr një veteran nëse nuk ka edhe të ardhura të tjera është i pamjaftueshëm.

Sipas tij, këta të fundit presin nga autoritetet qeveritare që të ndërmarrin hapa dhe veprime të duhura.

I, pyetur se a do të merr pjesë në protesta dhe se a i mbështet kërkesat e tyre, Quni është përgjigjur shkurt.

“Unë i mbështes si individ, si ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mendoj që kërkesat e tyre janë të drejta dhe do ta kenë mbështetjen time në çdo forme, në debate, në intervista, në parlament e të tjera sepse janë më të vërtetë kategori e cila kërkon të themi minimumin që atyre t’iu sigurohet një jetë e dinjitetshme”, është shprehur ai.

 Quni për shtensionim të situatës në veri: Veprimet e marra tani, duhej të merreshin më herët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes katër pikëshe për shtensionim të situatës në veri.

Ai, ka thënë se që nga fillimi Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që çdo veprim për normalizim të situatës në veri të bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

 “Më e mira do të ishte që këto veprime të ishin ndërmarrë shumë më herët, të bashkërendohen dhe të koordinohen veprimet me partnerët tonë dhe nuk do të vinim në situata që pasi ne të sanksionohemi si republikë, si shtet tani detyrohemi me ndërmarrë hapa të tjerë se në ndërkohë e dini, opinioni është i njoftuar ne jemi sanksionuar në disa fusha nga Bashkimi Evropian dhe nga qendrat tjera më të mëdha. Padyshim se çdo veprim i cili na drejton drejt normalizimit të situatës, të krijimit të një ambienti të qetë ne do e mbështesim, do të thotë është diçka që ne e kemi kërkuar me kohë”, ka deklaruar deputeti Quni.

 Deputeti i LDK-së për Asociacionin: Përgjegjësi kryesor tani është kryeministri Kurti

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas zyrtarëve evropianë, do të ndodhë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Por, a mund të ndodhë formimimi i Asociacionit pas deeskalimit të situatës në veri, deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se përgjegjës për këtë çështje tani është kryeministri, Albin Kurti.

“Tanimë pasi që përgjegjësi kryesor për këtë çështje është kryeministri zoti Kurti, me të vërtetë është sfiduese ke parashikua hapat dhe veprimet e tij, por sidoqoftë ne shpresojmë dhe është kërkesë e jona që të gjitha veprimet në të ardhmen të jenë në vazhdën e atyre marrëveshjeve, do të thotë ne kemi arritur që së bashku me partnerët tonë, dhe të cilat do të jenë me forcimin e sovranitetit, integritetit të Republikës së Kosovës dhe atyre premtimeve që kanë qytetarët e Kosovës”, është shprehur deputeti Quni.

 Quni për audio-incizimet e Kusari-Lilës: Rast për studim se deri ku ka arritur amoraliteti politik

Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Për këto audio-incizime ka folur deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Quni, ka thënë se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar në vazhdimësi që nuk kanë asnjë relacion me Listën Serbe, këto audio-incizime treguan të kundërtën.

“Vetëvendosja janë përpjekur me e krijua një opinion dhe një bindje që ata nuk kanë asnjë relacion me Listën Srpska, apo me autoritetet serbe të komunitetit serb që dirigjohen nga Beogradi, dhe që kanë ndikim në pjesën veriore të Kosovës, por janë tani përgjimet që janë bërë publike, qytetarët e kanë kuptuar se edhe Vetëvendosja përkundër asaj që ka premtuar dhe ka krijuar bindjen se nuk kanë asnjë relacion do të thotë ata mbajnë kontakt. Do të thotë Shefja e GP të VV-së,  zonja Kusari- Lila bashkëbisedon me autoritetet e Listës Srpska për të siguruar votat dhe të kalohen disa ligje për të cilat Qeveria e konsideron që janë të domosdoshme, përndryshe sfidohen në zgjedhje etj etj”, ka thënë Quni.

Ai, madje ka pyetur se si është e mundur që një personalitet i lartë i një partie të krijojë aq shumë afërsi me autoritetet serbe e që janë nën urdhrat e Milan Radojiçiqit.

“Do të thotë është e kundërta e asaj që ata me muaj e me vite janë munduar që t’i bindin qytetarët se tani është një qeveri e cila nuk varet nga një parti e komunitetit serb.

“Kjo është një dimension, çështja tjetër po ashtu vendoset është se si është e mundur që një personaliteti i lartë i një partie që konsiderohet parti serioze, që i kanë disa rregulla të brendshme, e ndjen një afërsi me autoritetet e komunitetit serb të cilat janë nën urdhrat dhe nën ndikimin e padiskutueshëm të një njeriu i cili është në listën e zezë SHBA-së, po ashtu i ndjekur nga organet e drejtësisë, Do të thotë krijohet një afërsi deri në ato përmasa saqë atë e konsideron shumë më të afërt sesa të gjithë personalitetet e tjera shqiptare që janë kundërshtarë politikë, do të thotë është një dukuri që me të vërtetë dëshiron studim se deri ku ka arrit amoraliteti politik i disa personaliteteve politike”, ka shtuar Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat