Deputeti gjerman pyetet nëse është penduar që ka mbështetur Kurtin pas zhvillimeve në veri, kështu përgjigjet

Aktuale

Deputeti gjerman pyetet nëse është penduar që ka mbështetur Kurtin pas zhvillimeve në veri, kështu përgjigjet

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:48
Albin Kurti

Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, ka dhënë një intervistë ku ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku tha se janë indinjuar kur panë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi kryetarët e komunave në zyre, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Juratovic është pyetur nëse është penduar që ka mbështetur Kurtin në të kaluarën.

Ai ka thënë se s’është penduar, por se nuk “ i mbështes tendencat nacionaliste”,pavarësisht nga cili grupim etnik vijnë.

“Josip Juratovic: Jo, nuk jam penduar. E mbështeta sepse kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës. Por unë nuk i mbështes tendencat nacionaliste, pavarësisht nga cili grupim etnike që vijnë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Juratovic për DW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat