Haradinaj: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen, protesta është obligim moral

Aktuale

Haradinaj: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen, protesta është obligim moral

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 13:12
Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se pjesëmarrja në protestën e sotme është obligim moral.

Ish-deputeti i AAK-së në një prononcim të shkurtër ka deklaruar se veteranët e UÇK-së nuk e pranojnë përbuzjen tek “armiqtë e lirisë së shtetit tonë”, teksa ka bërë thirrje për t’iu bashkuar në protestë.

“Pjesëmarrja sot ne protestë është një obligim moral për të demonstruar që një luftëtar (veteran) nuk e pranon përbuzjen, aq me tepër tek armiqtë e lirisë së shtetit tonë.

Bashkë me shumë miq do jemi prezent në shesh nga ora 18:00. Protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, prandaj ju bëj thirrje pa dallim partie te dalim së bashku ne mbrojtje te vlerave tona”, ka thënë Haradinaj.

Shoqëria Civile, partitë opozitare e organizatat e dala nga lufta kanë mbështetur protestën e thirrur për sot.

Protesta është organizuar me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiç-in” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.

Në njoftimin e publikuar dje nga organizatorët e protestës thuhej se do të kërkohet që Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhej në njoftim.

Protesta do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat