“Turp dhe mjerim”, Çitaku i reagon Sveçlës rreth deklaratës për protestën e veteranëve

Aktuale

“Turp dhe mjerim”, Çitaku i reagon Sveçlës rreth deklaratës për protestën e veteranëve

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 13:42
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me deklaratën e sotme të tij, se protesta e veteranëve është organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Çitaku e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë të ministrit.

“Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla.

Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat