Drejtori i KDI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Aktuale

Drejtori i KDI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:46
Ismet Kryeziu

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kryeziu këtë kërkesë e bëri pas një deklarate të ministrit Sveçla, ku i krahasoi gazetarët dhe protestën e veteranëve me ato të Serbisë.

“Në një shtet demokratik, ku fjala ka peshë dhe përgjegjësi, sot do duhej të shkarkohej ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Por nuk ka si të shkarkohet një ministër, përmes të cilit Kryeministri ka zgjedhur që me gjuhë kërcënuese dhe nxitëse për konflikt civil, t’u drejtohet qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat