Arrestimi i Besnik Berishës, flet avokati Qelaj

Aktuale

Arrestimi i Besnik Berishës, flet avokati Qelaj

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:21
Besnik Berisha

Pas arrestimit të avokatit Besnik Berisha po vazhdojnë reagimet e profesionistëve dhe kolegëve të Berishës duke dënuar një veprin të tillë të prokurorisë.

Avokati Miftar Qelaj ka thënë se nëse avokati Berisha është arrestuar për të përligj dështimin e prokurorit si palë ne procedurën penale, ky do te jetë akti më ekstrem i përbuzjes së drejtësisë, sulmi më i rëndë që mund ti bëhet të drejtave dhe lirive të njeriut dhe dështim i plot i barazisë para ligjit.

Sipas tij ky rast legjitimon pa barazinë e palëve në procedurë, dëmton deri në përçmim profesionin e avokatisë si kategori kushtetuese, rrënon çdo vlerë të një shteti ligjor duke shëndrru vendin tonë të dashur vend ku s’ka siguri jurike, e si pasojë e bën vend të rrezikshëm për jetë.

“Shtetit nuk i duhet një prokuror politik qe vepron me urdhëra, shtetit nuk i duhet një prokuror që për të mbulu dështimet  e veta krijon “fajtor” të pafajshëm”, ka shkruar Qelaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat