Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiq po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon rajonin

Aktuale

Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiq po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon rajonin

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 17:34
Foto nga marrëveshja e Ohrit

Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç thotë se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.

Ai ka qenë një nga mbështetësit e Kurtit, e ndonëse insiston se ligjvënësit ne Bundestagun gjerman nuk duhet ta vendosim veten në rolin e gjykatësit në Ballkanin Perëndimor, sërish pohon nevojën e madhe për stabilitet.

Në një intervistë për DË, thotë se masat e marra të Gjermanisë nuk janë nuk janë ndëshkuese por thjesht kushtëzim fondesh.

“Qëllimi është që të dërgohet një sinjal në Kosovë dhe Serbi. Aksionizma të Kurtit me dërgimin e kryetarëve në veri janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiq po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajon”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat