Nis protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

Aktuale

Nis protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 17:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po protestojnë në Prishtinë, lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, tha të premten se ata nuk janë organizator, por e mbështesin protestën.

Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së po ashtu kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Sipas njoftimit, protesta mbahet në kundërshtim të “skandaleve qeveritare”, që lidhen edhe me miratimin e pagës minimale, nga e cila janë lënë jashtë veteranët.

Veteranët e UÇK-së dhe opozita akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga Ligji për pagën minimale. Protestën e përkrahin PSD-ja dhe deputetë nga partitë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat