Haradinaj: Presidentja të mos e nënshkruajë ligjin, të kërkohet falje publike për historinë “Zdravo”

Aktuale

Haradinaj: Presidentja të mos e nënshkruajë ligjin, të kërkohet falje publike për historinë “Zdravo”

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:08
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK do të marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga OVL e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk do të lejohet të nëpërkëmbën vlerat e luftës tek ata që e kanë luftuar Kosovën, duke iu referuar bisedës së Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin.

“Nuk lejojmë që vlerat e luftës me u nëpërkëmbë aq më pak tek ata që e kanë luftu Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se në këtë protestë po merr pjesë si qytetar, dhe se s’është ndonjë organizim partiak për të dalë në protestë.

“Më shumë jemi qytetarë, sesa organizim i partive politike”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se pret reflektim të pushtetit dhe kërkimfalje publike për histroinë “Zdravo”. Ai ka thënë se presidentja Osmani s’duhet të nënshkruaj ligjin për pagën minimale.

“Presim reflektim nga institucionet. E para është një kërkim falje publike për historinë “Zdravo” dhe pastaj presidentja të mos e nënshkruaj atë ligj”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat