Veteranët kërcënojnë me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale

Aktuale

Veteranët kërcënojnë me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për pagën minimale ose do të përballen me protesta të vazhdueshme.

Deputetët e pushtetit e votuan të enjten Ligjin për pagën minimale, në të cilin nuk përfshihen veteranët. Kjo ka nxitur edhe protesta para Qeverisë gjatë ditës së sotme.

Protestat, sipas veteranëve, nuk do të ndalen nëse Ligji që kaloi të enjten në mbrëmje në Kuvend do të dekretohet nga presidentja Osmani.

Veteranët e UÇK-së dhe opozita akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga Ligji për pagën minimale. Protestën e përkrahin PSD-ja dhe deputetë nga partitë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat