Lirohet edhe ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka

Aktuale

Lirohet edhe ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:13
Faruk Mujka

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për lirimin e ish-drejtorit të Kadastrit në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, dhe ish-nënkryetarit Faruk Mujka.

Të njëjtit janë arrestuar një ditë mëparë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Arrestimit të Mujkës dhe Muzliukaj i parapriu një bastisje në pronat e tyre të përbashkëta. Gjatë bastisjes, u sekuestruan 60 mijë euro, telefona, laptopa, USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin.

E gjykata njoftoi të shtunën se “gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve F.M dhe H.M, ashtu që ka vendosur se të njëjtit do të mbrohen në liri”.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat