Avokati Gazmend Halilaj ironizon me protestën e UÇK-së, “godet” Hashim Thaçin: Ja kush e ka bastarduar luftën

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj ironizon me protestën e UÇK-së, “godet” Hashim Thaçin: Ja kush e ka bastarduar luftën

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:04
Gazmend Halilaj

Avokati i Gazmend Halilaj, ka reaguar pas protestës së veteranëve që mbajtën sot në Prishtinë.

Ai ka thënë se “ata e kanë bastardue edhe luftën, t’u vra, vjedh, dhe shkatërrue çdo gjë në emër të saj”

Ai thotë se për ish-presidnetin Hashim Thaçi, shprehja më adekuate është “Ndërmarrje e përbashkët kriminale për Hashim Thaqi dhe disa tjerë”

Postimi në Facebook:

Miq - a u mbajt protesta?, se isha nxanë diqka me do punë kah fshati.

Ngoni.

Ushtar aktiv deri në fund kan qenë, me së shumti 5000.

Prej tyre vetem 1000, kan arritë të marrin pjesë në luftime.

Nese Hashim Thaqi/urdhërdhenësi i qindra vrasjeve të pasluftës se bashku me Ozurpatoret e pronave të pas luftës kan marrë pjesë në cilëndo betejë, unë iu kam borgj jetën.

Keta e kan Bastardue edhe luftën, tu vra, vjedh, dhe shkatërrue qdo gjë në emër të saj..

Shprehja: Ndermarrje e përbashket krininale për H.Thaqi dhe disa tjerë, është shprehja me adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat