U raportua se po hetohet nga Task Forca, ky është reagimi i Hysen Durmishit

Aktuale

U raportua se po hetohet nga Task Forca, ky është reagimi i Hysen Durmishit

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 11:12
Hysen Durmishi

“Betimi për Drejtësi”, raportoi mbrëmë se Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

Një ndër ta është Hysen Durmishi. Ky i fundit, ka reaguar duke thënë se “Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën”.

Postimi në Facebook:

Mbrëmë është publikuar një lajm që po hetohem për rastin e tiketave ngjitëse

Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën.

Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt.

Të tjerat janë të parëndësishme për mua sepse nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore dhe rezultatet janë të matshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat