“Ministrat e Kurtit nën hetim”, Miftaraj: 7 zyrtarë po hetohen nga anti korrupsioni

Aktuale

“Ministrat e Kurtit nën hetim”, Miftaraj: 7 zyrtarë po hetohen nga anti korrupsioni

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 12:28
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, deklaroi se shtatë zyrtarë të qeverisë së Albin Kurtit po hetohen nga Task Forca Anti Korrupsion. Në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku, Miftaraj tha se mes zyrtarëve, pesë prej tyre janë ministra të partisë në pushtet.

Sipas tij, personat nën hetim janë: Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla; ministri i Financave Hekuran Murati, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari; zëvendës ministri i infrastrukturës Hysen Durmishi dhe dy zëvendës ministra.

“Dyshohet se veprat penale janë kryer që nga koha e qeverisë Kurti 2 nga viti 2021. Mund të them që ndoshta më e rënda është tek ministria e punëve të jashtme, sepse ka dhënë një tender me 1 milion euro, do të thotë marrëveshje me një organizate jo qeveritare në Kosovë që të zbatojë projektin.

Çuditërisht organizata është udhëhequr nga zëvendës ministrja që ka qenë në atë kohë drejtoreshë e OJQ. Kemi rastin e Hekuran Muratit që në kohën e grevave të mësimdhënësve kishte hezituar të ekzekutojë pagat e mësuesve, si një lloj hakmarrje ndaj tyre, të cilën Task Forca është duke e hetuar një vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.“, theksoi Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat