Lirohet avokati Besnik Berisha

Aktuale

Lirohet avokati Besnik Berisha

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:04
Besnik Berisha.

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për avokatin Besnik Berisha.

Atij i është caktuar masa që të mos i afrohet personave të caktuar, në këtë rast dëshmitarëve të këtij rasti.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Berishës, Naim Rudari.

“Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë. I është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar personave të caktuar”, ka thënë Rudari.

Berisha ishe në mesin e disa të arrestuarve që dyshohen për ushtrim të ndikimit, pengim i procedurës penale dhe dhënia e ndihmës në kryerjen e veprave penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat