Shala: Nëse qeveria nuk gjen një urë bashkëpunimi, do kemi konflikt civil

Aktuale

Shala: Nëse qeveria nuk gjen një urë bashkëpunimi, do kemi konflikt civil

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:55
Eksperti Drizan Shala

Eksperti Drizan Shala është shprehur se qeveria e Kosovës po tenton që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse qeveria nuk ndjekë ndonjë rrugë bashkëpunimi mund të kemi një konflikt civil në vend.

“Unë shoh se qeveria  është duke tentuar për të krijuar një narracion në rast se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Ajo që po ndodh sot në politikën kosovare është i ngjashëm me vitin 1999, ku qeveria duke mos gjetur një urë alternative për të krijuar një urë bashkëpunimi, është duke ndjekur një rrugë që mund të çojë deri në konflikt civil.

Popullsia është ndarë në dy kahe në ata që mbështesin Kurtin dhe ata që janë kundër tij. Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat