Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, asnjë ciceron i licencuar

Aktuale

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, asnjë ciceron i licencuar

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 07:04
Ilustrim

Zgjodhën Kosovën si destinacion për t’u vizituar.

E së bashku me ciceronin, turistët po drejtohen drejt objekteve kulturore e historike në Prishtinë. Megjithatë kryeqyteti kosovar nuk është vendi i vetëm që ata duan të njohin.

“Jam nga veriu i Norvegjisë dhe kam ardhur në Prishtinë dje. Është impresionues si vend, i mirë dhe super modern. Kam plan të vizitoj edhe Pejën dhe Prizrenin”, thotë Sebastiani një vizitor nga Norvegjia.

Nga vizita në Kosovë është befasuar për mirë edhe Kejsi nga Londra

“Duke pas parasysh si është shfaqur Kosova në mediat në Londër, nuk kemi ditë se çka të presim por jemi befasuar për të mirë. Do të vizitoj dhe disa qytete tjera dhe nëse më pëlqen do të rri më gjatë këtu”, thotë ai.

Por ndonëse është rritur numri i vizitorëve, mbetet shqetësim shtrembërimi i historisë nga agjencionet e huaja.

“Sa më shumë që rritet numri i vizitorëve që vizitojnë Kosovën duhet të rritet mbase edhe numri i ciceronëve sidomos të atyre lokal dhe që janë të licencuar ngase kemi problem me shumë grupacione ose agjencione të huaja që vijnë dhe ofrojnë shërbime të toureve nëpër Prishtinë dhe nëpër Kosovë që nuk kanë fare licenca lokale apo që nuk janë adekuat për ta kryer këtë shërbim sepse nuk e njohin vendin”, shprehet Astrit Sahiti, ciceron.

Por edhe në Kosovë, sipas Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ciceronët operojnë në bazë të trajnimeve të kryera nga KFOR-i dhe organizatat tjera.

“Në bazë të ligjit dhe në bazë të udhëzimeve administrative që ka Kosova sot, asnjë deri më tani nuk kanë qenë të licencuar. Flitet për diku 61 persona që i kanë kry këto trajnime, por ligjërisht ende ata nuk mund të jenë legjitim pa kaluar në procesin e akreditimit dhe pa kalu në procesin e licencimit i cili caktohet në udhëzim administrativ”, thotë Hysen Sogojeva – Kryetar i odës së hotelerisë dhe turizmit.

Megjithatë së fundmi nga Ministra e Kulturës është hapur thirrja për licencimin e ciceronëve të cilët kanë kryer trajnime e janë profesionalizuar.

Me këtë udhëzim administrativ, ata duhet të kalojnë një provim për të marrë certifikatën e ciceronit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat