Mediet në Shqipëri: Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës

Aktuale

Mediet në Shqipëri: Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 10:25
Besnik Bislimi

Takimi i mbajtur ditën e sotme në Tiranë për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duket do të mbahet pa praninë e Kosovës në tryezë. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti ka vendosur që të marrë pjesë ditën e sotme në një sumpozium që po zhvillohet në Greqi.

Megjithatë Kurti konfimroi pjesëmarrjen e Kosovës në takimin në Tiranë me anë të zv/kryeministrit Besnik Bislimi. Por as Bislimi nuk do të mundet të marrë pjesë, pasi është refuzuar për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm për takimin e sotëm.

Ndërkohë që do të marrë pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Borjana Kristo Bosnjë&Hercegovinës Nermin Nikshiç si dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, shkruan Lapsi.AL.

Ngjashëm raporton edhe ABC News.

Sipas këtij mediumi, mësohet se në takimin e liderëve rajonit në Tiranë nga qeveria e Kosovës ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi. Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit. Zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat