Rama poston foton nga takimi informal me liderët e rajonit, zbulon për çfarë diskutuan

Aktuale

Rama poston foton nga takimi informal me liderët e rajonit, zbulon për çfarë diskutuan

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 16:31
Pamje nga takimi informal

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pas takimit informal në Vilën 30 me liderët e Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka qenë i pranishëm, ai ishte ne Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat