Avokati Besnik Berisha reagon pas arrestimit

Aktuale

Avokati Besnik Berisha reagon pas arrestimit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 06:20
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha është deklaruar pas lirimit më vendim të Gjykatës, ku u refuzua kërkesa për paraburgimin e tij. 

Berisha e ka ofenduar rëndë Prokurorin Rasim Maloku, që urdhëroi arrestimin e tij.

“Nëse një këlysh i pushtetit, i veshun me petkun e prokurorit të shtetit merr udhëzime nga një ministre e paditur, e pashkollë, e paedukuar, e dështuar në zanatin e vet, patjetër që arrestohet edhe avokati, e në këtë rast është jetësuar, pra nuk ka qenë veç kërcënim. Kështu që, unë jam arrestuar nga një këlysh i pushtetit, i veshur në petkun e prokurorit të shtetit”, tha Berisha.

Berisha thotë se të gjitha këto fjalë ia ka thënë në sy prokurorit Maloku, gjatë një seance e cila ka zgjatur nga ora 19:30 e deri në 4:45 të mëngjesit.

“Rasimin përveç e kam quajtur ahmak, i kam kallëzu qysh i kam thanë Arben Çitakut se çka lypë pika-pika ai, d.m.th. krej këto ia kam thanë në sy. I kam thanë që je idiot, je i padijshëm, i pashkollë, që je servil, që ke marr urdhëra prej pushtetit. I kam thanë qiti provat, qit çka ki. I ka thirrë 20 e ca policë në seancë, e kapi frika mos jemi t’u e incizu, sepse unë kisha dëshirë që seanca të mbahej publike, të ftohen kolegët e të gjitha mediave dhe ta shohin kush është Besnik Berisha, “krimineli” që iu lidhën duart në 6:10 të mëngjesit, me gjithë Njësinë Speciale që më erdhi keq se e kishin lanë Mitrovicën zbrazët dhe i tronditën fqinjtë, që më vjen keq”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat