Varhelyi takohet me Sarrazin, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Varhelyi takohet me Sarrazin, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:41
Oliver Varhelyi, Manuel Sarrazin

Komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka takuar Manuel Sarrazin, të deleguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi, ka njoftuar se me diplomatin gjerman ka zhvilluar një diskutim të mirë mbi Ballkanin Perëndimor.

“Ne patëm një diskutim të gjatë dhe të thellë mbi Ballkanin Perëndimor, sfidat aktuale politike dhe ekonomike dhe si ta sjellim rajonin më shpejt në BE”, ka shkruar ai.

Ndryshe Varheyli, ka thënë të hënën se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

Ata kanë biseduar në kuadër të një takimi joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë.

Takimi është organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, më 16 tetor.

Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat