​Paralajmërim për zjarre

Aktuale

​Paralajmërim për zjarre

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, në këto ditë me temperatura të larta.

Në një njoftim publik theksohet se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj.

Agjencia për Menaxhimin Emergjent thotë se temperaturat e larta të ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Apelojmë, të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit” kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore. Vlenë të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj”, thuhet në njoftim.

Numrat emergjent për rastë të tilla janë pa pagesë dhe funksionojnë 24 orë, shtatë ditë të javës:

112 Qendra Operative Emergjente nga VALA dhe IPKO(pa pagesë), 193 zjarrfikësit, 192 Policia dhe 194 Shërbimi Mjekësor Emergjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat