Szunyog pritet nga Radoniqi, flasin për zgjedhjet e parakohshme në veri

Aktuale

Szunyog pritet nga Radoniqi, flasin për zgjedhjet e parakohshme në veri

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:52
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takimin me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në bisedën e tyre theksi ka qenë te Ligji i Zgjedhjeve dhe situata me komunat veriore.

“I gëzuar ta takoja kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi dhe të diskutonim për punën mbi zbatimin e Ligjit të Zgjedhjeve sikurse edhe çështjet aktuale rreth zgjedhjeve të parakohshme në veri”, është shprehur Szunyog.

“BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për KQZ-në për harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat