Escobar: Kemi marrë zotime nga Serbia që nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet në veri

Aktuale

Escobar: Kemi marrë zotime nga Serbia që nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet në veri

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 20:55
Gabriel Escobar

Gjersa raportoi para Kongresit Amerikan, Escobar ka deklaruar se shpreson në një përparim të të dy palëve të dialogut këtë vit. Gjersa numëroi obligimet e të dy palëve në dialog, ai theksoi se marrëveshja e arritur në Ohër ofron mundësi të mirë për Kosovën dhe Serbinë në rrugëtimin marrëdhënieve paqësore me njëra-tjetrën

Zotime nga ana e Serbisë janë pranuar për moskundërshtimin e zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve lokal në to, ka deklaruar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjersa raportoi para Kongresit Amerikan, Escobar ka deklaruar se shpreson në një përparim të të dy palëve të dialogut këtë vit. Ai theksoi se nuk ka pranuar një zotim nga ana e Kosovës gjersa përmendi edhe dakordimet me të në disa standarte demokratike të saj.

“Kemi marrë zotimin nga Serbia që do t’i heqin protestuesit dhe që do të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk kemi marrë zotimin nga ana kosovare por pajtohemi me Kosovën me shumë prej standarteve demokratike që dëshirojnë t’i zbatojnë. Pajtohemi me Kosovën që ata që sulmojnë gazetarët, Policinë e KFOR-in duhet të ndëshkohen por ende duam të shohim përafrim më të madh për sa i përket planit evropian”, ka deklaruar ai.

Escobar ka theksuar se marrëveshja e arritur në Ohër ofron mundësi të mirë për Kosovën dhe Serbinë në rrugëtimin drejt ndërtimit të marrëdhënieve paqësore me njëra-tjetrën.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte”, ka thënë Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat