Spahiu: Komandantët e UÇK-së kanë fryrë listat e veteranëve, kishin interese politike

Aktuale

Spahiu: Komandantët e UÇK-së kanë fryrë listat e veteranëve, kishin interese politike

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 23:49
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se vetë komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë fryrë listat e veteranëve.

Madje, Spahiu vlerësoi që pastrimi i listave ka qenë i mundur, mirëpo sipas tij, s’kanë dashur ta bëjnë një gjë të tillë.

“Problem janë komandantët e UÇK-së të cilët e kanë fryrë numrin e listave. Ata i kanë poshtëruar ushtarët e tyre. Mirëpo, nuk është faji i ushtarëve pse komandantët e tyre i kanë tradhtuar. Interesi i komandantëve ka qenë sepse ata kanë dashur të anëtarësohen në politikë. Pra, shumë e thjeshtë, çështje korruptive. Ka mundur të ndodhtë pastrimi i listave, por s’kanë dashur. Ata që janë veteranë duhet ta kenë një pagesë dinjitoze, jo me pagën minimale”, deklaroi Spahiu në Teve1.

Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak sesa paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata, pasi kjo kategori nuk është përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale. Me këtë ligj paga minimale është ngritur në 264 euro.

Ndërsa, përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në ditët në vijim, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për pagën minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat