Shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil

Aktuale

Shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot mban mbledhje në të cilën në rend dite është Shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil, është miratuar në qershor të këtij viti në mbledhjen e 148-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Sektori i Inspektimit që ka vepruar në kuadër të ARC, do të transferohet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si Njësi e Inspektimit për Regjistrimin Civil, e themeluar me nenin 13 të këtij ligji.

Personeli i Sektorit të Inspektimit në kuadër të ARC, do të bëhet personel i Njësisë së Inspektimit për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat sipas legjislacionit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat