Shtohen kërkesat për të marrë shërbime në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji

Aktuale

Shtohen kërkesat për të marrë shërbime në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të vizitave në klinikat e ndryshme në QKUK, ka vizituar Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji.

Aty u njoftua se aty janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime.

Sipas raportit të punës, përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti, janë realizuar 1 mijë e 33 gastroskopi dhe 709 kolonoskopi.

Vitia kërkoi nga stafi udhëheqës që t’i adresojnë të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në rastet kur kërkesat për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve janë më të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat