Pesë të lënduar në aksidentin ku u përfshi deputetja, Tinka Kurti

Aktuale

Pesë të lënduar në aksidentin ku u përfshi deputetja, Tinka Kurti

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:12
Tinka Kurti

Pesë persona janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe vetura e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Policia në një përgjigje ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bedrush Çollaku” në kryeqytet.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat