Mërgimtarët ende paguajnë kartonin e gjelbër

Aktuale

Mërgimtarët ende paguajnë kartonin e gjelbër

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

“Nuk do ketë më Karton të gjelbër për mërgatën” është vetëm një nga premtimet me të cilat Qeveria Kurti II erdhi në pushtet.

Ani pse në programin e Vetëvendosjes për Qeverisje nënvizohet që Kryeministri Albin Kurti do t’i liroj nga pagesa e kartonit të gjelbër mërgimtarët, një gjë e tillë nuk po ndodhë.  

E për këtë Ferit Fejzullahu i cili ka ardhur nga diaspora, thotë se premtimi për largimin e këtyre pagesave ka qenë vetëm propagandë e kësaj qeverie, derisa shprehët i zhgënjyer me premtimet që nuk po mbahen.

E varësisht qëndrimit po paguajnë të gjithë mërgimtarët që hynë në Kosovë.

Byroja Kosovare e Sigurimit për Kanal 10 ka thënë se deri më tani nuk ka marrëveshje për mbulimin e policave për mërgimtarët.

“Para pak kohësh nga Ministria e Financave përmes postës elektronike kemi pranuar një draft të marrëveshjes për këtë çështje, e njëjta është diskutuar në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe ne gjithashtu më pastaj kemi dërguar draft marrëveshjen me propozimet tona. Gjithashtu për këtë çështje ne kemi pasur një takim vetëm me Bankën Qendrore të Kosovës, por deri më tash nuk ka marrëveshje të nënshkruara për mbulim të policave.”

Kanal 10 për këtë çështje ka drejtuar pyetje edhe në Ministrinë e Financave, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat