Analistët: Shqetësuese deklarata e Petkoviqit për lirimin e serbëve të arrestuar në veri

Aktuale

Analistët: Shqetësuese deklarata e Petkoviqit për lirimin e serbëve të arrestuar në veri

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 22:40
Petar Petkoviq

Profesori universitar, Arben Fetoshi, e ka vlerësuar si shqetësuese deklaratën e kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se serbët po lirohen si rezultat i angazhimit të tij.

Fetoshi tha se një gjë e tillë është “aventure” e rrezikshme për dialogun.

“ Unë do të doja që të mos konfirmohej ajo që e tha sot Petkoviq. Çka dua të them më këtë? Në qoftë se Petkoviq nga Brukseli na tregon se si rezultat i angazhimit të tij lirohen serbët e arrestuar në veri, atëherë kjo perime është shqetësuese, e papranueshme dhe është një aventure e rrezikshme për të ardhmen e dialogut dhe finalen e këtij procesi të mëtuar që të na dërgojë drejt normalizimit”, ka thënë ai.

Të njëjtin mendim ndan edhe analisti, Arton Demhasaj, i cili tha se nëse një gjë e tillë nuk qëndron është dashur që të demantohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

“Të paktën nëse nuk është kështu, atëherë është dashur që z.Bislimi si zëvendëskryeministër me dal me shpjegu dhe me e demantu që kjo nuk është e vërtetë. Përndryshe nëse hin në pazare që për më arrite diçka po e lirojmë dikë…është e rrezikshme. Kjo nuk është e rrezikshme për procesin ose për dialogun, por është e rrezikshme për vet veriun. Pra nëse ti hynë në pazare të tilla. Po e arrin këtë se ne po i lirojmë këta, atëherë ka ndërhyrje edhe në drejtësi, e që kjo nuk ishte dashtë të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat