Ismaili: Nëse unë do të bisedoja me Radojiçiqin, Haxhiu do të kërkonte hetim

Aktuale

Ismaili: Nëse unë do të bisedoja me Radojiçiqin, Haxhiu do të kërkonte hetim

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 22:54
Uran Ismaili

Uran Ismaili, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me audio-incizimet e publikuara ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, bisedon me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Në bisedë, Kusari-Lila kishte pohuar se kishte komunikuar me Milan Radojiçiqin, person në kërkim nga Policia.

Ismaili ka propozuar që Prokuroria të hetojë këtë çështje dhe të përcaktojë nëse veprimet e Kusari-Lilës mund të konsiderohen si vepër penale.

Ai ka shtuar se nëse do të ishte ai që ka biseduar me Radojiçiqin ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, do të kërkonte hetim ndaj tij.

“Po të isha unë ai që kishte biseduar me Radojiçiqin, i cili është në kërkim nga Policia, mendoj që ministrja e Drejtësisë do të reagonte ndaj meje dhe jam 100 për qind i sigurt që do të kërkonte hetim”, ka deklaruar Ismaili.

Ai gjithashtu ka theksuar se një situatë e tillë do të shkaktonte reagim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij, do të ishte thënë “shikoj sesi koordinohen me serbët”.

Ismaili ka vënë në dyshim deklaratat e Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se nuk mund të quhet “Qeveri liberale” kur kundërshton lirinë e medias, tenton të vendosë militantë nëpër vend, dhe shtyn gazetarët drejt heshtjes.

Ai gjithashtu ka shprehur mospajtimin e tij me mënyrën e trajtimit të rastit të bisedimit të  Kusari – Lilës me Radojiçiqin, ku siç ka thënë ai asnjë masë nuk është ndërmarrë për shkarkimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat