Abdixhiku: Në Evropë tallen me fjalët e Gërvallës

Aktuale

Abdixhiku: Në Evropë tallen me fjalët e Gërvallës

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 23:47
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “mjerim të politikbërjes”, deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se Bashkimi Evropian është “tigër prej letre”.

“Kjo është mjerimi i politikbërjes. Është mjerim dhe fatkeq, fatkeqësia më e madh që i ka ndodhur Kosovës mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme në këto tri vite”, tha ai.

Abdixhiku në Klan Kosova, tha se nga komunikimet që LDK-ja i ka, në Evropë tallen me deklaratat e Gërvallës dhe po ashtu qeshin me to.

“Prej komunikimeve që i kemi në Evropë. Diskutimet e Donika Gërvallës, janë objekt talljeve brenda korit diplomatik evropian. Mesazhet janë tallëse, mërziten e qeshin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat