Basha: Ramës i ka mbetur hatri që Kurti nuk po ia bën Asociacionin Vuçiqit

Aktuale

Basha: Ramës i ka mbetur hatri që Kurti nuk po ia bën Asociacionin Vuçiqit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 00:20
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i ka mbetur ‘hatri’ se pse Qeveria Kurti nuk po ia bën Asociacionin presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

Basha tha se Rama, duhet të merret me punët e veta dhe nëse dëshiron më tepër, le të merret me Luginën dhe shqiptarët atje.

“Liderët politikë nganjëherë kanë mospajtime…Problemi i tij kur ka anuluar mbledhjen e dy qeverive, pse? Sepse i ka mbetur hatri se nuk po ia bëjmë ne Asociacionin Vuçiqit…Ne e kemi njëfarë shteti e kemi një farë kryeministri, për më tepër e njohim Serbinë më mirë se sa ai.

Le të mirët më shqiptarët e Luginës, ata fshihen nga listat, diskriminohen, sulmohen, atakohen as filmat shqip nuk i lejojnë me i pa. Le të mirët më atë punë. S’mundesh më shku me Vuçiqin me sha Albin Kurtin. Shko fol me Vuçiqin për shqiptarët që diskriminohen atje. I ki 200 mijë shqipëtare atje, 40 mijë serbë këtu -serbë që i gëzojnë të gjitha të drejtat”, ka deklaruar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat