Deputeti i AAK-së: Vetëvendosje le të shkojë ku të dojë, por Kosovën e kemi me borxh me ruajt

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Vetëvendosje le të shkojë ku të dojë, por Kosovën e kemi me borxh me ruajt

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 10:09
AAK

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha thotë se është e dhimbshme ta shoh shtetin duke dështuar.

Ai thotë se nuk e duan rrëzimin e qeverisë për ta marrë pushtetin, por se e kanë borxh me ruajt vendin.

“Është e dhimbshme me pa shtetin duke shku teposhtë, domethënë dëmet që janë duke i bërë, prishja e raporteve me Amerikën, me bashkësinë ndërkombëtare, pastaj injorimi i veteranëve, pastaj sanksionet, ne kemi dashur me ndalë këtë trend, ne nuk dëshirojmë me shfry barkun në qeveri, nuk është luftë që ne po dëshirojmë me marrë pozicione apo me ia marrë pushtetin, ne po dëshirojmë me shpëtu vendin njëherë.

Vetëvendosja le të shkojë ku të dojë, por Kosovën e kemi me borxh me rujt”, tha Bekë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat