Szunyog: Prioritet i BE-së është shtensionimi në veri

Aktuale

Szunyog: Prioritet i BE-së është shtensionimi në veri

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:16
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szynog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szynog, në një tryezë për sigurinë ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet palëve do të jetë e dobishme për të dyja shtetet.

“Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dobishme edhe për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit dhe është kyçe për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe njohjet ndërkombëtare të Kosovës. E kemi parë muajt e fundit përkeqësim të situatës në veri të Kosovës se si mund të shkaktojë dhunë edhe në tërë rajonin”, ka theksuar ai në tryezën për siguri, e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Sipas tij, prioritet i Bashkimit Evropian është shtensionimi në veri të vendit dhe e konsideron jetike gjetjen e një zgjidhje për garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Szunyog, ka deklaruar se Evropa nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt, pas asaj në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat