Serwer për raportimin e Escobarit: Nuk ishte bindës, shmangu kritikat serioze ndaj Serbisë

Aktuale

Serwer për raportimin e Escobarit: Nuk ishte bindës, shmangu kritikat serioze ndaj Serbisë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:35
Daniel Serwer

Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer, ka komentuar seancën dëgjimore në Kongres për zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë ku raportoi emisari Gabriel Escobar. 

Serwer kritikoi komitetin për Politikë të Jashtme që kishte zgjedhur të dëgjonte një dëshmitar të vetëm, emisarin Escobar.

Dhe, ai pati probleme edhe me dëshminë e Escobarit duke thënë që nuk ishte përmendur fare mos-gatishmëria e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

“Ai ngulmoi që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe për të koordinuar kulturën, arsimin dhe shërbimet publike është gurëthemel. Por dështoi të shpjegonte pse ShBA-ja nuk ka ngulmuar në quid pro quo në marrëveshjen e vitit 2013. Ajo ishte zgjatim i kushtetutës së Kosovës për komunat me shumicë serbe në veri,” – argumenton z. Serwer.

Profesori amerikan konsideron që pyetjet e shtruara nga kongresmenët ishin të duhura.

“Kryeuesi Tom Kean donte të dinte në ShBA-ja do të bëjë më shumë presion ndaj presidentit Vuçiq nëse kryeministri i Kosovës vazhdon tutje me Asociacionin. Gejbi e tha një përgjigje “absolutisht” të bindur dhe shumë të shpejtë dhe vazhdoi me pretendimin se marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Qartësisht nuk e bën.” – shprehet z. Serwer.

Më tej, z. Serwer shton se nuk ka prova në publik se Serbia ka larguar protestuesit dhe se është pajtuar që qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhjet e reja për kryetarë komunash në veri të vendit duke pretenduar se kjo mund të jetë e vërtetë vetëm në kanalet diplomatike.

“Ata (administrata Biden) vazhdimisht shmangu çfarëdo kritike serioze ndaj Serbisë dhe vazhdoi ta mbante Kosovën parimisht, nëse jo ekskluzivisht, përgjegjëse për tensionet e fundit. Nuk pati shenja se Gejbi (Gabriel Escobari) po dëgjonte indikacionet e përsëritura se vyente një qasje më e rreptë ndaj Serbisë,” – shkruan z. Serwer në editorialin e tij.

Ai tutje thotë që megjithatë ka pasur dy lëshime gjatë deklarimeve të Escobarit.

“Gejbi s’e përmendi Ballkanin e Hapur, iniciativën e Beogradit që duket se ka marrë vdekjen e merituar. Por idetë e këqija kurrë nuk vdesin në Ballkan. Ata kthehen si zombi për ta përndjekur rajonin. Veç prisni pak vite, ose ndoshta pak muaj. Do të kthehet, bashkë me ndarjen.” – shkruan ai.

Një tjetër është sipas Serwerit edhe mospërmendja e sanksionimit të Alleksandër Vullinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat