Haxhiu: Afera “Zdravo” shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti

Aktuale

Haxhiu: Afera “Zdravo” shpërfaqi fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:58
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, po e cilëson të “turpshme tërheqjen” e kryeministrit Kosovës, Albin Kurti, nga veriu i Kosovës.

Ai tha se lirimi i disa serbëve të dyshuar për veprimtari kriminale gjatë tensioneve të krijuara në komunat veriore si dhe tërheqja e Policisë së Kosovës nga atje, është pasojë e shantazhit të Millan Radojiçiqit, pas publikimit të aferës “Zdravo” që implikon shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

“Tërheqja e turpshme e Albin Kurtit nga Veriu! Pas publikimit të aferës “Zdravo”, lirohen të arrestuarit serbë që shkaktuan trazira në veri, e poashtu tërhiqet edhe policia e Kosovës, kjo duket se është pasojë e shantazhit nga Radojçiqi”, shkroi ai në Facebook.

Po ashtu, ai tha se veriu po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa tha se Kosova drejt drejt ndarjes dhe varfërisë.

“Katër serbët e arrestuar u liruan, ndonëse ishin arrestuar me shumë pompozitet. Lirimi i serbëve, vazhdimi i sanksioneve dhe izolimi për Kosovën po tregon qartë se këto veprime të Qeverisë nuk janë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, por janë rezultat i shantazhit te Radojçiqit, siç i kemi dëgjar të dëshmuara në aferën “Zdravo””, shtoi ai.

“Veriu po shkon drejt autonomisë për serbët, ndërsa Kosova drejt ndarjes dhe varferisë. Afera “Zdravo” shpërfaqi ftyren e vërtet të Qeverisë Kurti”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat