‘Pse duhet me u marr vendime vetëm kur kemi presionin e sanksioneve’, Quni kritikon kryeministrin Kurti

Aktuale

‘Pse duhet me u marr vendime vetëm kur kemi presionin e sanksioneve’, Quni kritikon kryeministrin Kurti

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:01
Anton Quni

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni thotë se i bën thirrje qeverisë që të kenë kujdes në ruajtjen e raporteve ndërkombëtare.

Quni thotë se pavarësishtë deklaratave të tyre të zëshme, qeveria I ndryshon ato pastaj.

“Me të vërtet nuk i kuptoj lidertë që kanë përgjesësi të larta shtetërore që në fillim të çdo veprimi janë shumë të zëmshëm e pastaj veprimet e tyre janë në shpërputhje me deeklratat e mëhershme. Ajo që është kërkuar nga LDK ishte që me krerët ndërkombëtar duhet të koordinohen mirë që në veri të krijohet një ambient i sigurt për të ardhur pastaj deri të zgjedhjet e lira, të gjitha këo kërkesa nuk përfillen e pastaj vihet deri të akti i kryer dhe tërheqen trupat tanë”, tha ai.

Quni thotë se nga veprimet e kësaj qeverie kanë humbur kohë dhe se veprimet e Kurtit nuk janë racionale.

“Nga veprimet e qeverisë kemi pas humbje kohe, frustrime, janë lëkund marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtar dhe jemi sanksionu.Pse me u marrë vendime vetëm kur e kemi presionin e sanksioneve, dhe pse kryeministri mos të marrë vendime racionale”, tha ai.

Quni i ka quajtur të papërgjegjshme veprimet e qeverisë në bisedat e bashkëpunimet me zyrtarët serb pasi këto dikur u gjykuan nga vet ata sa ishin në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat