Krasniqi: Kurti na ka konfrontu me botën, Gërvalla turpi i turpit

Aktuale

Krasniqi: Kurti na ka konfrontu me botën, Gërvalla turpi i turpit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 21:42
Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se cështje të rëndësishme i tejkalojnë edhe dallimet partiake.

Krasniqi ka thënë se tashmë nuk marrin pjesë në votime, komisione, seanca si edhe kanë shkëputur komunikimin me kryeministrin dhe presidenten.

“Për çështje të rëndësishme, ne i tejkalojmë dallimet partiake. Por, sot kur shihe qartë se ky kryeministër e ka fut në një kurs të gabuar, konfrontimi me aleatët kryesorë, kurs i pamendueshëm që sanksione me na vendos ShBA dhe BE, ne besojmë që nuk ka më mundësi tjetër për ta ndalur këtë theqafje, qoftë edhe përmes bllokimit, nuk marrim pjesë në votime, komisione, seanca, e kemi shkëput komunikimin me kryeministrin dhe presidenten.” – ka thënë Krasniqi në RTV21.

I pari i PDK-së ka thënë se ne kemi një kryeministër që na ka konfrontu me botën e jashtme dhe një ministre të Punëve të jashtme që është turpi i turpit.

“Politika e jashtme e Kosovës veç e tillë nuk mund të quhet. Një kryeministër që na konfrontu me botën e jashtme, dhe një ministri e jashtme që është turpi i turpit.” – ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat