AAK-ja nuk beson se Qeveria Kurti do ta përfundojë mandatin e plotë

Aktuale

AAK-ja nuk beson se Qeveria Kurti do ta përfundojë mandatin e plotë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 21:42
AAK

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi thotë se pjesa tjetër opozitare ka dëshirë që Qeveria “të sharrojë sa më shumë”. Siç tha ai, AAK-ja nuk beson që Qeveria Kurti do t’i shkojë mandatit deri në fund.

Isufi vlerëson se nëse kryeministri Albin Kurti lihet të bëjë gabime, Kosova humb mundësinë të ec përpara.

“Konsiderojmë që pjesa tjetër opozitare po do që kryeministri, Qeveria të sharrojë sa më shumë, pa e kuptuar që me këtë po sharron edhe Kosova…tash ne mund ta lëmë kryeministrin të bëjë gabime të vazhdueshme një pas një deri në fund, por fundi është i Kosovës, pastaj për shkak se katër vjet mandat, ta marrim shembull, që është mandat i rregullt, e që nuk besojmë që ka me përfundu, është pikërisht humbja e mundësisë së Kosovës që të ec përpara, po ashtu edhe të bëhet një gjendje që Kosova të ketë sanksione, të ketë dënime. Në vend se të shpërblehet me angazhimet e veta, të jetë e kundërta”, deklaroi ai.

Sipas tij, “veprimet e kryeministrit dhe Qeverisë në këtë rast janë më shumë taktike, që të ikin nga marrëveshja, sesa strategjike për t’u arritur një qëllim, që e ka sot Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat