Avokati i Albulena Haxhiut sulmon Besnik Berishën: Pronar i tri kompanive, avokat i kundërligjshëm

Aktuale

Avokati i Albulena Haxhiut sulmon Besnik Berishën: Pronar i tri kompanive, avokat i kundërligjshëm

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:00
Albulena Haxhiu

Nasuf Hasani, avokat i Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka shkruar një status në lidhje me Besnik Berishën, avokat, të cilin Haxhiu ka paralajmëruar se do ta padisë për shkak të deklaratave në medie.

Hasani kësaj radhe është marrë me kompanitë që Berisha i drejton, duke thënë se ai i udhëheq tri subjekte ekonomike.

Tutje, sipas Hasanit, pra avokatit të Haxhiut, Berisha kundërligjshëm e ushtron profesionin e avokatit.

“Bazuar në regjistrat zyrtar të ARBK-së, Besnik Berisha, së paku në tre subjekte ekonomike mban poziten e drejtorit.

Pozita e drejtorit në qdo subjekt ekonomik ështê marëdhënje e rregullt pune, e si rrjedhojë, Besnik Berisha, profesionin e avokatit e ushtron në mënyrë të kundraligjëshme, përkatësisht nê kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-193 për Avokatinë, në kundërshtim me Statutin e OAK-sê, dhe në Kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale tê Avokatit”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat