Hoti për të zhdukurit: Çështja është tek Serbia, s’po na lejon të gërmojmë në territoret e tyre

Aktuale

Hoti për të zhdukurit: Çështja është tek Serbia, s’po na lejon të gërmojmë në territoret e tyre

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:24
Andin Hoti

Kryetari Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çëshja qendron tek Serbia.

Hoti ka thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në këtë aspekt.

“Serbia nuk po bashkëpunon, nuk po jep informacione, nuk po do të bashkëpunoj me neve”, ka thënë Hoti nnë “FIVE”, duke shtuar se nevojitet të formohet një komision që të ketë një ndikim tek Serbia.

Hoti nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shtuar se Serbia nuk po i lejon  t% bëjë gërmime në territoret e tyre.

Ai ka treguar se ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë një rol vendimmarrës në këtë çështje.

“Nuk do të ndalojmë së kërkuari nga bashkësia ndërkombëtare që t’a trajtojnë seriozisht”, ka shtuar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat